Derbi i Shqipërisë mbyllet pa fitues, Tirana dhe Vllaznia ndalen te shtylla

08/11/2019 20:18

Derbi i Shqipërisë mbyllet pa fitues. Tirana dhe Vllaznia nuk i bëjnë keq njëra-tjetrës në Selman Stërmasi duke u ndarë në një barazim pa gola.

Supersfida e javës së 12-të u luajt nën dritat e prozhekotërve por pa tifozë, mosprania e fansave në stadium për shkak të dënimit që ka marrë Tirana ndikoi edhe në lojën e skuadrave në fushë me bardheblutë dhe kuqeblutë që nuk prodhuan shumë edhe pse traversa dhe shtylla u mohuan golin në nga një rast. Në minutën e 21-të drithërimat ishin të gjitha në portën e Ilion Likës pasi traversa i tha jo golit të brazilianit Hygor.

Reagimi i Tiranës nuk mungoi pasi pjesa e parë që nga momenti i traversës së Vllaznisë foli vetëm për Tiranën që iu afrua portës së kuqebluve në disa raste por pa patur rrezikshmërinë e duhur. Edhe pjesa e dytë startoi disi më mirë për Vllazninë dhe më pas frenat e lojës në dorë i morën vendasit.

Në minutën e 51-të, Ardit Krymi humbi një penallti në lëvizje pasi nuk u kordinua siç duhet në goditje. 2 minuta më pas fati i ktheu reston Tiranës pasi Ngoo u ndal nga shtylla. Në minutat në vazhdim Batha iu afrua golit por goditja e tij nga distanca kaloi ngjitur me shtyllën ndërkohë që Shtubina në një kundërsulm të shpejtë të Vllaznisë u vonua shumë në goditje i vetëm përballë Likës dhe gaboi.

Në të 93-ën Renato Malota bëri heroin për tu dhënë një pikë shkodranëve pasi hoqi topin mbi vijën fatale pas goditjes së Dunga me Sherrin të mundur. Në fund nga një pikë për të dyja skuadrat, 1 pikë që i shërben më shumë Vllaznisë sesa Tiranës që në rast fitoreje të Partizanit në Vlorë të dielën pritet të humbasë akoma më shumë terren me kreun pasi këtij barazimi të dytë rresht.

 

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA