Bylisi tashmë nuk është më një surprizë, por një realitet i bukur. Ballshiotët kanë mposhtur me rezultatin 0-1 Vllazninë në Shkodër dhe janë ngjitur në kuotën e 20 pikëve duke u pozicionuar në vendin e dytë me një pikë më pak se Partizani.
Ekipi ballshiot këtë kampionat ka pësuar vetëm një humbje dhe ajo ka ardhur në javën e parë të Superligës.
Në dhjetë javët e tjera ka 5 fitore dhe 5 barazime. Ndonëse të gjithë menduan se forma e tyre e mirë do fillonte të binte, ata po tregojnë të kundërtën.
Goli u shënua në minutën e 16 nga Janku, ku fillimisht anësori e anuloji për pozicion jashtë loje por kryesori që pa gjithçka vendosi që ta quajë të rregullt.
Topi u devijua nga lojtari i Vllaznisë dhe jo i Bylisit.
/A.Pali/
Top Channel