Më e shpejta nga makinat me katër dyer është Mercedes-Amg GT 63 S 4-Door Coupe.

Rekordi i shpejtësisë te pista  “Laguna e Thatë” kishte që në vitin 2015 që nuk ndryshonte, pasi e mori “Cadillac CTS-V”.

Që atëherë, askush nuk iu afrua më këtij rekordi në këtë kategori. Por në vitin 2018, Jaguar e rrëzoi Cadillac nga froni me “XE Project 8 Limited Edition”. Rekordi nuk zgjati shumë, por u rrëmbye nga Tesla, me 1:36.55 minuta. Dhe rekordin e Teslës e mposhti më në fund AMG GT 63 S 4-Door Coupe.

Brabus, kompania e njohur gjermane që modifikon makina, e ka çuar këtë “bishë” nga 630 në 789 kuaj fuqi, si dhe bën që t’i kapë 100 km/orë në 2.9 seknda, nga 3.2 që ka versioni fillestar.

FOTO GALERI
15/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA