“Uroj që vajza jote të jetë me kancer, do të vrasim gruan” reagon Granit Xhaka

31/10/2019 21:48

Granit Xhaka është vendosur në mes të polemikave për shak të  veprimit fyes ndaj tifozëve të Arsenal në sfidën ndaj Crystal Palace. Lidhur me këtë çështje ka reaguar me anë të një postimi të gjatë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ vetë lojtari.

“Ajo që ndodhi gjatë zëvendësimit tim më ka prekur shumë. Unë e dua këtë klub dhe mundohem që gjithmonë të jap gjithmonë 100 % në fushën e lojës. Fakti që nuk jam kuptuar nga tifozët dhe fyerjet e vazhdueshme gjatë ndeshjeve dhe në rrjetet sociale që më janë bërë javët e fundit më kanë lënduar së tepërmi.”

“Njerëzit kanë shkruar gjëra si ‘Do të thyejmë këmbët’, ‘Do të vrasim gruan’ dhe ‘Uroj që vajza jote të jetë me kancer’. Këto mesazhe më kanë bërë që të reagoja kështu të dielën”.

“E lejova  veten të ndikohesha nga kjo gjë  dhe reagova në një mënyrë ofenduese për ata tifozë që mbështesin skuadrën tonë por edhe mua me energjitë e tyre pozitive. Nuk ishte ky qëllimi im më vjen keq që është kjo ajo që kanë  menduar njerëzit”.

“Urimi im është që të rikthehemi dhe të kemi një respekt reciprok, duke kujtuar arsyen që na ka bërë që të biem në dashuri me këtë lojë. Le të lëvizim përpara së bashku dhe në mënyrë pozitive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA