Trajneri i Arsenalit, Unai Emery nuk e ka konfirmuar se mesfushori Granit Xhaka, do të vazhdojë të jetë kapiten i Arseanlit.

Xhaka bëri një gjest të pahijshëm në ndeshjen ndaj Crystal Palace, ndërsa u fërshëllye nga tifozët.

Tekniku spanjoll ka thënë se nuk dëshiron të flasë për këtë gjë, pasi preferon të vazhdojë përpara.

“Nuk dua të flas. Preferoj të vazhdoj përpara. Nuk është lehtë për të dhe skuadrën. Kemi biseduar dje dhe të dielën. Ka trajnuar normalisht me grupin dhe ndihet keq. Dëshiron të ndihmojë, e di që ka bërë gabim. Ka mendjen e kapitenit. E kam vendosur si kapiten dhe lojtarët e respektuan. Ishte gabim të dielën dhe nuk e pranoi këtë gjë si kapiten”, deklaroi ai.

Arsenali nesër do të këtë një ndeshje të vështirë kundër Liverpoolit në Carabao Cup .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA