Ka përfunduar takimi rreth tri orësh i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas takimit për media është prononcuar Glauk Konjufca nga VV, i cili tha se kanë biseduar rreth programit për ekonominë ku janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij programi me LDK-në. “Folëm vetëm për ekonomi. Janë ngrit mbi 40 tema. Janë fol për 40 çështje dhe për 90 për qind jemi pajtuar. Për 10 për qind do t’i kurorëzojmë në takimet e ardhshme. Nuk mundemi t’i tregojmë cilat janë ato. Në qeverinë e ardhshme duam që diskutimet të jenë sa më të thella. Ka qenë një lloj përballje e programit vetëm ekonomik. Kërkoj që të më kurseni prej detajeve. Zhvillimin ekonomik vetëm do ta përmbyllim”, tha Konjufca. Ai shtoi se në takimet e ardhshme do të ngrihen temat për drejtësi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA