Ditën e djeshme një lajm i hidhur ka prekur artin shqiptar, pasi aktorja Shpresa Bërdëllima është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare.
Shpresa do të mbahet mend si “signorina Gaitani” në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”.
Michel Piccoli, teksa xhironte “Përtej mureve të gurta”, ku edhe luante rolin e Asimesë e ka quajtur Shpresën “Brigitte Bardot” e vogël.
Ajo ka luajtur shumë filma ku rolet më të spikatura kanë qenë:
-Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
-Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
-Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
-Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
-Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
-Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
-Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
-Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 prill 1959.
Top Channel