Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ka pranuar sot se është i njëjti person që në Greqi ka përdorur emrin Jorgo Toto dhe ndaj të cilit ka patur një proces gjyqësor. Pas verifikimeve të kryera edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, Kajmaku thekson se është vënë në dijeni për këtë çështje pasi është zgjedhur kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

  PD: Prokuroria konfirmoi se Agim Kajmaku është Jorgo Toto; të shkarkohet

Duke qenë se këtë fakt nuk e ka pasyqruar në formularin e dekriminalizimit, Kajmaku thekson se nuk ka patur dijeni për procesin.

“Sa i takon çështjes së mospasqyrimit në formularin e vetëdeklarimit të fakteve lidhur me ndonje masë sigurimi ose urdhër kërkimi ndaj presonit tim, sqaroj se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mungesës së plotë në dijeninë time lidhur me fakte të tilla, sikundër del edhe nga përmbajtja e shkurtimit të vendimit duke qenë se i gjithë procesi i hetimor është zhvilluar në mungesën time”, shprehet Kamjaku në letrën që i ka dërguar së fundmi Prokurorisë së Përgjithshme.

Sa i përket akuzës së falsifikimit të parave, për të cilën pati edhe një proces gjyqësor në vendin fqinj, Kajmaku thekson se më 12 shtator të këtij viti, Gjykata e Apelit në Janinë e ka shpallur të pafajshëm.

Ishte Partia Demokratike që denonconte prej muajsh se Agim Kajmaku kishte çështje penale të hapur në Greqi, por ky fakt mohohej deri më sot nga kryebashkiaku, kur demokratët cituan verifikimet e kryera nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA