Lind Islami dhe Venera Lumani janë një ndër çiftet më romantike të shoëbizit shqiptar.
Teksa ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Shiko Kush Luan”, Lindi dhe Venera na treguan se përveç talentit, ata kanë plot energji dhe mbi të gjitha dashuri mes tyre.
Gjatë lojës së parë Venera u pyet se kur do kemi dasëm, mirëpo surprizë ishte pyetja që Lindi kishte në letrën e tij të shkruar. Bëhej fjalë për një propozim live të cilin ai e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme.
Lindi improvizoi në studio një propozim martese tejet romantik, duke marrë më pas duartrokitjet e të gjithë publikut në studio.
Në lojën e fundit, Venera foli edhe për dëshirën për t’u bërë nënë: “Në fillim dasmën e më pas, dashtë Zoti të bëhem mami”- tha ajo tek “Ndaje ose haje”.
Ne mezi presim lajmin e bukur nga çifti!
Top Channel