Trafikantët u kthejnë paratë, familjarëve vietnamezë u fiken shpresat e fundit

26/10/2019 15:31

Ndërkohë që policia angleze nuk ka dhënë ende informacione për identitetin e viktimave, disa familjarë vietnamezë, të cilët shpresonin deri në fund që familjarët e tyre të ishin ende gjallë, kanë parë trafikantët t’u kthejnë mbrapsht paratë që u kanë marrë për rrugëtimin, gjë që ua ka hequr të gjitha shpresat.

Ndërsa kjo bashkëshorte ka mbledhur 13 mijë euro në Vietnam dhe ia kishte dhënë të shoqit që punonte në Europë. Hoang Thi Thuong thotë se tani nuk ka më shpresa për të shoqin, teksa përqafon djalin e vogël.

Bashkëshorti i saj kishte punuar në mënyrë të paligjshme në Rumani e Gjermani, para se të humbiste punën. Kjo e kishte detyruar t’i kërkonte gruas të mblidhte 13 mijë euro te të afërmit për të nisur udhëtimin drejt Britanisë, ku shpresonte të gjente punë.

“I humba të gjitha kontaktet me të që nga 21 tetori”, tha gruaja për Rojters. “Tani jam pa shpresa, me një borxh të madh për të paguar, dhe pa asnjë energji për të vepruar”.

Aj.P

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA