Kj është e ardhmja e makinës “Smart”. Ky është versioni “sharing”, pak a shumë si i biçikletave “mobike” që janë dhe në Shqipëri.

Këto makina mund të parkohen kudo nëpër qytet dhe kushdo që ka aplikacionin dhe është i regjistruar mund të gjejë më të afërtën.

Pasi e prenoton, makina ka një ekran përpara me emrin e tij, në mënyrë që personi të mos ngatërrohet e të mos ngjitet te një tjetër e ngjashme.

Më pas mund të futet brenda dhe sigurisht që e ardhmja është pa timon, por me pilot automatik. Mjafton t’i japë adresën e saktë dhe makina do ta çojë vetë atje ku do.

Makina lidhet me celularin tuaj dhe mund të vendosë muzikën që dëshironi, të projektojë nëpër dyer filmat që dëshironi, dhe xhamat e dyerve mund të bëhen “akull” për privatësi, ose të vazhdojnë të jenë të tejdukshëm.

Aj.P

FOTO GALERI
10/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA