Kili/ Dhjetëra-mijëra qytetarë në protestë, kërkojnë largimin e Presidentit

26/10/2019 17:28

Protestuesit në Kili nuk tërhiqen; mbi një milionë vetë dolën në rruget e kryeqytetit Santiago duke kërkuar largimin e Presidentit Sebastian Pinera.

Tubimet vazhdojnë në mbarë vendin, pavarësisht lëshimeve të bëra prej qeverise dhe vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Pamjet e marra nga ajri tregojnë se marshimi në Santiago, ishte gjigand.

“Për vendin tonë, kjo e sotmja, është një ditë historike. Këta një milionë njerëz që kanë dalë në rrugë përfaqësojnë ëndrrën e një Kili të ri”, shkroi në “Twitter” kryetarja e bashkisë, Karla Rubilar.

Të paktën 19 vetë kanë humbur jetën e qindra të tjerë janë plagosur gjatë një jave protestash, që e morën shtysën nga rritja e cmimit të biletës së metrosë, për t’u shndërruar më pas në një demonstrim masiv të pakënaqësisë me pabarazinë e thellë që ka mbërthyer njërin prej vendeve më të pasura të Amerikës Latine.

Qeveria e Pineras reagoi shpejt, duke e hequr rritjen e tarifës së metrosë, duke rritur pagën minimale e pensionet më të ulëta e duke bllokuar planet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, megjithatë asnjë nga këto masa duket se nuk po e fashit zemëratën popullore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA