Rishfaqja e bindjeve naziste po bëhet një shqetësim për futbollin evropian.
Vetëm para pak ditëve në Sofje në sfidën e kualifikueseve të Euro 2020 mes Bullgarisë dhe Anglisë u panë tifozët bullgarë teksa bënin gjestin e përshëndetjes naziste ndërkohë që nuk munguan koret raciste në drejtim të lojtarëve anglezë.
Këtë radhë, ishin ata të Lazios që e përsëritën këtë gjest në Buchanan Street të Glasgoët teksa ishin duke shkuar në stadium për sfidën mes skuadrës italiane dhe Celtic që u fitua 2-1 nga skocezët. Policia vendase bëri të ditur se 5 persona u përzunë nga stadiumi gjatë kësaj ndeshjeje të cilën Celtic e fitoi me rezultatin 2-1, ndërkohë që 5 të tjerë u arrestuan jashtë impiantit.
Incidenti ndodhi vetëm pak ditë 1 javë pas vendimit të UEFA që e dënoi Lazion me mbylljen e 4 sektorëve për ndeshjen e radhës së kësaj skuadre si pritëse për sjelljen raciste të shfaqur nga tifozët gjatë sfidës së 3 tetorit me Rennes. në të njëjtën kohë klubit i është lënë pezull një dënim me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa tifozë nëse do të ketë përsëritje të këtyre incidenteve në 12 muajt e ardhshëm.
Ndërkaq, tifozët e Celtic u kundërpërgjigjën teksa shpalosën një parrullë me fjalë fyese në drejtim të Lazios, ndërkohë që u shfaq edhe një banderolë me imazhin e trupit të varur të Benito Mussolinit që u dënua me varje nga partizanët në 1945.
Klara Asqeriu
Top Channel