Të paktën gjashtë nga 39 emigrantët e vdekur në Eseks të Anglisë mund të jenë nga Vietnami.

Gjashtë familje vietnameze kanë kontaktuar me BBC për të pyetur rreth familjarëve të tyre. Një prej viktimave të dyshuara është 20-vjeçari në foto.Ngujen Ding Long.

Të parët ishin prindërit e 26-vjeçares vietnameze, Fam Thi Tra Mai, të cilët u kërkuan shoqatave për të drejtat e njeriut që të gjejnë informacion për vajzën e tyre, e cila u ka shkruar për herë të fundit natën para se të gjendej kamioni: “Mama, baba. Ju dua shumë. Po vdes, nuk marr dot frymë”.

Vëllai i vajzës 26-vjeçare thotë se ata u kishin dhënë rreth 35 mijë euro trafikantëve, dhe vendndodhja e fundit e saj kishte qenë Belgjika. Vajza kishte udhëtuar fillimisht me avion për në Kinë, që aty në Francë, Belgjikë, e më pas duhej të shkonte në Angli. Trafikantët thuhet se u kanë kthyer paratë viktimave.

Policia angleze ka arrestuar tre persona deri tani, çiftin që ishin pronarë të kompanisë së transportit dhe shoferin që drejtoi kamionin.

Shoferi ka thënë se nuk dinte çfarë kishte brenda frigoriferit, dhe se e kishte hapur vetëm për të marrë disa shkresa.

Aj.P

FOTO GALERI
3/8
Në një prej mesazheve ajo ka shkruar: “Më vjen keq, mama. Rruga për jashtë nuk më shkoi mirë.” Më pas u ka shkruar: “Mama, ju dua shumë ty dhe babain. Po vdes sepse nuk marr dot frymë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA