23/12 21:18
Everton Soares, ka qenë një nga objektivat kryesorë të merkatos së Milanit, objektiv që nuk u konkretizua për shifrën e lartë që ekipi i Gremios ka kërkuar për hequr dorë nga shërbimet e 23-vjeçarit. Por edhe largimi i Leonardo nga bordi drejtues e uli ndjeshëm interesimin e ekipit kuqezi ndaj brazilianit.
Kampionati brazilian është drejtë përfundimit, dhe lojtari është vendosur në lupën e ekipit të Tottenham, të cilët priten që të formulojnë një ofertë për Everton Soares.
Oferta pritet të jetë 45-milionë euro shifër e kënaqshme për arkat e ekipit brazilian dhe në këtë mënyrë Soares mund ta shikonim me fanellën e “Gjelave” që në merakton e janarit.
Top Channel