Pamjet e kamionit ku u gjetën 39 viktima/ Policia: Në orën 1:40 morëm një telefonatë

23/10/2019 11:44

Policia e Essex në Britaninë e Madhe ka sqaruar se për ngjarjen tragjike të humbjes së jetës së 39 njerëzve është njoftuar nga ambulanca. Në orën 1:40 të mëngjesit, policia thotë se ka marrë një telefonatë nga ambulanca për një kamion të mbushur me njerëz, që qëndronte brenda parkut industrial të Waterglade.

Ndonëse shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, të 39 njerëzit u klasifikuan të vdekur.

Ndërkohë, mediat britanike kanë publikuar edhe pamjet e kamionit bullgar, brenda të cilit u gjetën viktimat. Pamjet janë xhiruar nga lart, pasi autoritetet kanë ngritur një perimetër të gjerë sigurie për të vijuar me hetimet.

Kamioni është konfirmuar se vjen nga Bullgaria dhe policia thotë se procesi i identifikimit të viktimave do të marrë kohë. Viktimat janë burra dhe gra, ndërsa një prej tyre është adoleshent. Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, dyshohet se trupat i përkasin emigrantëve të jashtëligjshëm.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel është shprehur: “Të tronditur dhe të trishtuar nga ky incident krejtësisht tragjik në Grays. Policia e Essex ka arrestuar një individ dhe ne duhet t’u japim atyre hapësirën për të kryer hetimet”.

  39 viktima/ Kamioni bullgar hyri nga Uellsi, e paqartë rruga që ka ndjekur

  Policia britanike nuk konfirmon shtetësinë e viktimave: Nuk dimë as kush e njoftoi ambulancën

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA