25/11 11:54
Kjo është fotoja e parë e shoferit të maunes që është arrestuar nga policia si i dyshuar për vrasjes, pasi në karrocerinë e automjetit të tij u gjetën 39 kufoma.
Mo Robinson është një 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut, që dyshohet se e ka futur maunen në Britaninë e Madhe nëpërmjet Holihedit, në veri të Uellsit, që është një nga portet kryesore.
Udhëtimi kishte nisur që nga Bullgaria, dhe të 39 viktimat, të cilët ende nuk janë identifikuar, mendohet të jenë emigrantë. 38 prej tyre ishin të rritur dhe njëri ishte adoleshent.
Mjeti ku kanë hyrë është me sistem frigoriferi, ndaj frika është se mos të kenë vdekur nga i ftohti dhe asfiksia.
Top Channel