Të gjithë sytë drejt miqve më të mirë të njeriut!
Qen të veshur si Rihanna, Greta Thunberg apo Regani i Exorcist, morën pjesë në paradën e përvitshme të Halloween-it, e gjitha për qentë, në sheshin Tompkins në Nju Jork.
Ishin me qindra njerëzit që i shoqëronin qentë në paradë apo që edhe thjeshtë argëtoheshin duke i parë ata. Të moshuar dhe të rinj, me qen apo jo, parada ishte në vetvete një super spektakël.
Shumë prej pronarëve kishin zgjedhur të vishnin kostume njësoj si qentë e tyre pavarësisht se pohojnë se parada nuk është për ta por për miqtë e vegjël me katër këmbë. Kishte nga ata që kishin zgjedhur për qentë e tyre kostume që i kishin bërë vetë, duke i bërë ata si Dracula, Snoopy e të tjerë.
Në përfundim kishte edhe çmime për qentë me kostumet më të mira dhe të gjithë, edhe ata që nuk fituan, morën në shtëpi nga një çantë me ushqim qensh.
Top Channel