Në mes të kryeqytetit, në zonën e Komunës së Parisit, nëna 70 vjeçare Donika Balla, jeton e vetme, e pasigurt në këtë shtëpi të shkatërruar pas tërmetit të shtatorit”.
“Sikur të më ndihmoni. Më falni, por kam këtë mërzitje, jetoj e vetme këtu.. në këtë gjendje. Ju keni nëna vetë. Tmerr kalova, me frikë natën se mos bie tërmeti prapë”, shprehet Donika Balla.
Ajo ka trokitur në dyert e institucioneve shtetërore por e kanë përcjellë pa e ndihmuar.
“Erdhën në fillim e panë, më thanë që të shkoja në një vend tjetër për të fjetur, por u thashë që unë rri me komshinjtë që ju të vazhdoni punën tuaj… mirëpo ata nuk erdhën më”, shton 70-vjeçarja.
Të vetmit që tregojnë kujdes ndaj nënës 70 vjeçare, pas humbjes së bashkëshortit e djalit në emigrim, janë komshinjtë.
“Jemi komshinj apo jo? Do e ndihmojmë njëri tjetrin! Lahet te ne, e për të ngrënë e për të pirë se s’ka kushte fare për të gatuar. E dobët është nga ekonomia se vetëm është e shkreta. Kush mundet ta ndihmojë se vetëm është e shkreta”, kanë thënë komshinjtë.
Kristi Gongo
Top Channel