Manchester United po përgatitet për të pritur një tjetër ofertë blerjeje nga Familja Mbretërore Saudite, një ofertë kjo që ka një vlerë mbi 3 miliardë paund.
Lajmi publikohet nga tabloidi britanik The Sun sipas të cilit Princi i Kurorës Mohammad Bin Salman nuk është dorëzuar aspak në tentativën e tij për të blerë klubin anglez edhe pse 2 ofertat e mëparshme të tij u refuzuan nga familja Glazer që është në pronësi të Djajve të Kuq.
Por tani duket se shanset e Bin Salman për arritjen e objektivit të tij duket se janë rritur disi. Javën e kaluar u mësua se një prej bashkëpronarëve, Kevin Glazer është gati të shesë aksionet e tij prej 13% të aksioneve të Manchester United që kapin vlerën e 270 milionë Paundëve. Ai arriti të konvertojë aksionet B në ato të tipit A që do të thotë se janë gati të shiten në bursën e New York-ut. Tani Princi i Kurorës, Bin Salman është gati të hidhet sërish në sulm për blerjen e Manchester United, por do të duhet që të bindë 5 anëtarët e tjerë të familjes Glazer për të shitur te ai kuotën e tyre të aksioneve. Amerikanët e morën pronësinë e Manchester United 14 vite më parë duke paguar për të 790 milionë paund, por gjatë kësaj kohe klubi anglez ka akumuluar një borxh shumë të lartë.
Princi i Kurorës Mohammad Bin Salman raportohet se ka një pasuri personale prej 7 miliardë Paund. Mësohet se në vitin 2015 ai derdhi 300 milionë Dollarë për blerjen e Chateau Louis XIV një pallat me një sipërfaqe mbi 5000 m2 pranë Versailles
Top Channel