Atentati ndaj 50-vjeçarit në Vorë, dyshohet se u qëllua nga distanca/ Viktima merrej me shit-blerje pronash, pista e hetimit…

12/07/2026 10:52

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Edmond Sula, i njohur edhe me emrin Ali Sula, i cili u vra me një plumb në derën e banesës së tij, pak pas mesnatës.

Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një distancë me armë me precizion të lartë, të pajisur me dylbi.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, teksa u vra me një plumb.

Sipas informacioneve paraprake, viktima merrej me shit-blerje pronash. Hetuesit po verifikojnë konfliktet e mundshme të krijuara nga kjo veprimtari, të cilat konsiderohen një nga pistat e hetimit për zbardhjen e motivit të vrasjes.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të krimit.

Top Channel