Live Norvegji-Angli/ Super Bellingham, mesfushori gjen rrjetën në startin e shtesës (Video)
Ai ishte vetëm 25 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familja e futbollistit dhe nga Ministria e Sportit në vend.
Një lajm i tmerrshëm për Afrikën e Jugut dhe për futbollin mbarëbotëror: ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare Jayden Adams, ylli i skuadrës Mamelodi Sundowns dhe i kombëtares së “Bafana Bafana”.
Trekuartist i talentuar, ai kishte luajtur tri ndeshje në Kampionatin Botëror: e nisi si titullar (dhe më pas u zëvendësua) kundër Meksikës dhe Republikës Çeke, ndërsa u fut në fushë në 10 minutat e fundit ndaj Koresë së Jugut. Në fazën e 1/16-ave kundër Kanadasë, ai kishte qëndruar në stol.
Përvoja e tij në këtë Botëror kishte qenë mjaft e trazuar, ndikuar edhe nga vdekja e gjyshes së tij në prag të sfidës kundër çekëve.
Humbja e jetës është konfirmuar për mediat vendase nga një zëdhënës i familjes. Shkaqet zyrtare të vdekjes nuk dihen ende për momentin, por sipas disa gazetave dhe portaleve lokale në Afrikën e Jugut, dyshohet se lojtari mund t’i ketë dhënë fund jetës. Gjithçka mbetet ende për t’u konfirmuar nga autoritetet përkatëse.
Top Channel