Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka dalë në një konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes së të shtunës kundër ekipit të Vllaznisë.
Tekniku shprehet optimist për sfidën, por duke deklaruar që do ta kenë shumë të vështirë ndaj shkodranëve.
Në krah të trajnerit ishte dhe mesfushori Lorenc Trashi, i cili debutoi këtë të hënë me ekipin kombëtar duke shënuar dhe gol.
“E kam parë ekipin këto ditë dhe jemi mirë, si nga koka dhe nga këmbët. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Luhet në një stadium të mirë dhe me terren po të mirë. Kjo gjithashtu është e rëndësishme. Do të ketë tifozë dhe kjo është diçka që na motivon të bëjmë një paraqitje të mirë. Janë një ekip i sapo ngjitur në kategori, por luajnë një futboll të mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ndihem optimist”, u shpreh ai.
Top Channel