Derbi i shqiptarëve në eliminatoret kontinentale të futbollit vishet me ngjyrat kuqezi. Përballja e kampionatit europian të futbollit për moshat deri në U-21 dhe për turneun e vitit 2021, shkoi në favor të Shqipërisë që mundi 2-1 Kosovën në një ndeshje të balancuar që nuk ndryshoi shumë hierarkinë e grupit të tretë.

Broja dhe Kallaku kishin në këmbët e tyre rastet e fraksionit të parë ndërsa dhe Dardanët nuk mbetën pas me ofensivën në portën e Selmanit. Në disa momente tensioni mbizotëroi në fushë pas një dëmtimi të një futbollisti kuqezi, dhe më pas faullin në dëm të Kosovës kur topi nuk po dilte jashtë.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për kombëtaren shqiptare që gjeti rrugën e rrjetës në kuadratin e përfaqësueses kosovare. Në një goditje dënimi në zonë, Tafa u ç’markua duke shënuar në një pozicion qendror.

Kuqezinjtë nuk e ndalën ofensivën me kaq por arritën të shënojnë pas insistimit të Muçollit, një gol me fat që hipotekoi dhe më të fortin mes ekipeve shqiptare. Rrjeta e vonë me kokë nga Blend Baftiu në zonë, ishte pak për të ndryshuar fatet e takimit.

Pas kësaj fitoreje kuqezinjtë janë me 5 pikë në 5 ndeshje por sërish me pak shpresa për kualifikimin. Kosova është e treta në grup me 6 pikë, dhe me shanse më të mria për të shkuar në fazën tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA