Statistika e frikshme që e vendos Bellingham krah legjendës Gary Lineker
Përsëri së bashku, përsëri ata të dy; Paolo Maldini dhe Leonardo. Nga Milani si shokë skuadre në fillim e më pas si drejtues, te kombëtarja italiane. Aktualisht, i pari është në rolin e drejtorit teknik dhe të presidentit të Club Italia, i dyti do të jetë këshilltar, krahu i djathtë i Maldinit.
Të dy së bashku kanë ndarë një rrugëtim shumë të gjatë profesional me klubin kuqezi duke u kryqëzuar edhe në dy role të ndryshme. Në fushë kanë luajtur krah për krah te Milani për 5 sezone, eksperienca e parë nga 1997 në 2001, vite kur fituan titullin në 100 vjetorin e klubit dhe më pas në sezonin 2002-2003, vit kur braziliani u rikthye për një kohë të shkurtër pas eksperiencave me Sao Paulon dhe Flamengon dhe Maldini ishte kapiteni i skuadrës.
Rrugëtim që më pas mes fushës dhe zyrës, u ndanë për t’u ribashkuar në verën e 2018, me kalimin e Milanit në pronësinë e fondit Elliot. Leonardo në atë kohë u emërua Drejtor i Përgjithshëm i departamentit tekniko-sportiv të klubit dhe pak ditë me vonë kërkoi me ngulm Paoli Maldinin në krah të tij me këtë të fundit që iu bashkua klubit në rolin e Drejtorit tëe Zhvillimit Strategjik në departamentin sportiv. Një punë në sinergji të plotë në menaxhimin e merkatos dhe skuadrës për të gjithë sezonin 2018-2019 deri në dorëheqjen e brazilianit në maj të 2019.
Tani ata janë sërish bashkë, këtë radhë nën ngjyrën e kaltër të kombëtares italiane; një binom me alkimi dhe fitues së cilës do t’i bashkohet edhe trajneri i ardhshëm i skuadrës, të cilin do ta zgjedhin të dy bashkë me presidentin e Federatës, Giovanni Malago, e gjithë kjo në kuadër të rilindjes së skuadrës 4 herë kampione të botës.
Top Channel