14 tetori ishte dita e parë e mësimit për studentët. 6 universitetet publike të Shqipërisë dhe ato private kanë hapur dyert për këtë vit të ri akademik.

“Pakti për universitetin i krijuar si rrjedhojë e protestës studentore u duk se solli një etapë të re për institucionet e arsimit të lartë. Por si duket situata këtë fillim viti të ri akademik?

“Do jetë e njëjta praktikë si vitin që kalojë, me të vetmin ndryshim që me përgjysmim të tarifës do të jenë ata me mesatare mbi 6, ndërkohë që studentët me mesatare mbi 8 dhe 9 do të jenë të përjashtuar nga tarifa e shkollës. Do të kemi po të njëjtën shtrirje të bursave si dhe vjet”, ka thënë administratori i FE.

Nga ana tjetër janë studentët që vlerësojnë se kërkesat e tyre të përmbledhura nga qeveria në Paktin për Universitetin nuk janë përmbushur.

Më të shqetësuar janë studentët e ciklit master, pasi përfitues të përgjysmimit nga tarifa janë vetëm ata me mesatare mbi 9.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA