Një stallë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit.

Flakët janë përhapur shumë shpejt dhe disa ndërtesa kanë qenë në rrezik serioz nga djegia.

Fatmirësisht, deri tani nuk janë raportuar lëndime në njerëz, por ka pasur dëme të shumta në bazën ushqimore.

Zjarrfikësit e Maliqit, Korçës e Pogradecit kanë ndërhyrë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.

Stalla e djegur është në pronësi të Novrus Dautllarit, dhe nga vëzhgimet paraprake mendohet se zjarrvënia ka qenë aksidentale.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA