E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, blogerja dhe moderatorja e njohur Argjira Spanca u vu përballe një sfide me mikeshën e saj më të mirë Einxhel Shkira, për të parë se sa mirë e njihnin njëra-tjetrën.

Teksa Bieta pyeti Einxhel për vesin më të keq të Gjirës gjatë kohës që bën make up-in, të dyja vajzat qeshën dhe shkruajtën në tabelat përkatëse “bretkosa”.

Më pas ishte vetë Argjira ajo që shpjegoi se kur është duke realizuar grimin, lëshon një tingull të çuditshëm, që ngjason me zhurmën e bretkosave.

Ajo pranoi se kjo i ndodh plotësisht pa vetëdijen e saj dhe bezdis pafund të gjithë njerëzit që i ka afër në ato momente.

Top Channel