Një lajm i shpërndarë rreth orës 22:30 në disa portale ku paralajmërohej tërmet i fuqishëm në Durrës dhe Tiranë shkaktoi panik te qytetarët. Lajmi, i cili nuk bazohej askund, parashikonte një tërmet të fuqishëm rreth orës 23:30 të 22 shtatorit.

Menjëherë pas këtij alarmi fals, qytetarët në kryeqytet braktisën shtëpitë dhe u dyndën në sheshe dhe rrugë. Edhe pse gjatë ditëve të fundit është raportuar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen, sërish paniku te njerëzit ishte i lartë.

U desh të kalonte ora 23:30, si dhe të reagonin të gjitha autoritetet për të mohuar pretendimin për tërmet, që qytetarët të qetësoheshin dhe të riktheheshin në banesat e tyre.

FOTO GALERI
15/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA