Katherine Sears, nga SHBA, ka shpjeguar për një televizion vendas se sa e vështirë është të jesh e angazhuar si avokate profesioniste, nënë e një familjeje dhe punonjëse seksi.

Gruaja ka mbështetjen e plotë të bashkëshortit për këtë stil jetese, dhe thotë se për tri javë ka arritur të fitojë 55 mijë dollarë me punën si prostitutë, të cilën e bën me kohë të pjesshme.

Për të bërë këtë punë, gruaja jeton për tri javë në Nevada, në shtetin amerikan ku seksi me pagesë është i ligjshëm, dhe një javë në Des Moines, Ajoua, ku ka familjen.

Ajo thotë se vuan shumë nga stigmatizimi për faktin që është punonjëse seksi, edhe pse është punë e ligjshme si gjithë të tjerat, ndaj është e mendimit që sa më hapur të diskutohet, aq më e lehtë do të jetë që të pranohet nga masa si diçka normale.

FOTO GALERI
3/4
Ajo është nënë dhe ka mbështetjen e bashkëshortit për punët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA