Infantino në presion, Presidenti i FIFA-s i bën premtimin e bujshëm Marokut në këmbim të votës: Do organizoni finalen e Botërorit 2030 05/08 19:17
Një aktiviste vegjetariane nga Britania e Madhe hyri në një fermë në Spanjë për të shpëtuar lepujt, të cilët, sipas saj, janë kafshët më të abuzuara në planet. Por fermerët e kanë qëlluar me armë zjarri.
Aktivistja tha se fermerët e kanë ndjekur nga pas edhe në rrugë, dhe e kanë qëlluar disa herë. Ajo është dërguar në spital për plagë të marra në fytyrë dhe në trup.
Vajza, e cila vepron në Barcelonë, u tha 40 mijë ndjekësve në rrjete shoqërore se në fermë kishte hyrë vetëm për të shpëtuar kafshët, edhe pse shumë prej komentuesve e kritikuan për veprimet e ngjashme me ato të një vjedhëseje.
Top Channel