Legjenda thotë se për të krijuar varret “kofun”, ditën punonin njerëzit dhe natën perënditë.

Të ngjashme për nga përdorimi me piramidat e Egjiptit, këto varre, të cilat kanë ekzistuar që 1600 vite më parë nëpër Japoni, ishin një mënyrë për të shprehur pushtetin e personit që varrosej brenda tyre.

Të mbrojtura nga UNESCO,  shumë prej tyre nuk janë lejuar të hapen e të gërmohen nga arkeologët, ndaj mbeten një mister i madh.

Ato çfarë e ngacmojnë edhe më shumë kureshtjen, janë përmasat e këtyre monumenteve, që për nga sipërfaqja janë më të mëdha se piramidat e  Egjiptit.

 

FOTO GALERI
3/17
Por ngaqë në shumë prej atyre që kanë mbetur nuk janë lejuar studime të tjera, nuk dihet as se kush është varrosur, as se çfarë mund të kenë brenda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA