Të flasim për shëndetin/ Emisioni ‘Hipokrati’ në Top Channel vjen i ndryshuar

29/08/2019 19:57

Sezoni i ri në Top Channel e sjell Hipokratin tërësisht ndryshe. Emisioni kushtuar shëndetësisë, pas një suksesi sezonin e parë rikthehet në 21 Shtator në Top Channel në drejtimin e gazetares Erjona Rusi.

“Unë jam vetëm një pjesë shumë e vogël e re e Hipokratit që fillon më 21 shtator, e Hipokratit të ri le ta quajmë që fillon këtë sezon në Top Channel. Baza dhe thelbi i Hipokratit mbetet i njëjtë, shëndeti , risitë e mjekësisë moderne; sfidat e mjekësisë shqiptare… Por kemi vendosur të vijmë më një qasje komplet të re.

Së pari duam që publiku, jo vetëm ata që na ndjekin, por edhe ata që do të jenë të pranishëm sepse kësaj here do të kemi publik në studio të jenë sa më komunikues me stafin nëpërmjet rrjeteve sociale; pyetjet që ata kanë… sepse është shumë e rëndësishme që Hipokrati të kthehet në një dritare për cdo qytetar që të bëhen mjek të vetvetes”, shprehet Erjona Rusi.

Me një studio të re të ideuar nga skenografi Fatmir Minga, formati më të larmishëm, çka ndryshon është dhe stafi.

“Përvec meje që jam në një farë mënyre që jam si të thuash pjesa e shikueshme, ka ndryshime edhe në backstage sic është redaktori televiziv. Por është edhe Korado Aliaj, gazetari fituesi I Top Talent, që do të jetë pjesë e emisionit le të themi si një lloj piperi i kuq I Hipokratit”, shton Rusi.

Të rejave dhe ndryshimeve që vijnë në këtë sezon të Hipokratit i shtohet edhe minutazhi më i zgjeruar kushtuar shëndetësisë në ekranin e Top Channel.

“Do të jemi 80 minuta në trasmetim nga ora 18 deri në 19:20, cdo të shtunë; çka na vë ne përpara një përgjegjësie edhe më të madhe; por kemi përgatitur rubrika të reja; një lloj larmie por edhe mundësia për t’i trajtuar temat me imtësi” , shton Erjona Rusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA