Në verë një park në qytetin Nara të Japonisë, ndodh një fenomen shumë i veçantë. Drejt perëndimit të diellit dhe për rreth një orë, qindra drerë mblidhen në një zonë shumë specifike të parkut dhe menjëherë pranë Muzeut Kombëtar, për t’u zhdukur pas momentit të relaksimit.

Quhet shikadamari, që do të thotë “vend për mbledhjen e drerëve”, dhe arsyet pse ndodh nuk janë ende të qarta.

Në Parkun Nara ka rreth 1.400 ekzemplarë drerë, që e bëjnë vendin një destinacion mjaft të popullarizuar.

Një spektakël vërtet magjepsës në mes të natyrës. Nëse keni planifikuar një udhëtim në Japoni, duhet ta përjetoni patjetër!

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA