Çifti i njohur i showbizz-it shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë zyrtarizuar ndarjen. Është Roberti që konfirmon se martesa me këngëtaren ka përfunduar, por ata do të mbeten shokë të mirë. Ai e falenderon ish-bashkëshorten që i ka sjellë në jetë vajzën e tyre Renee.

Reagimi i Robert Berishës

Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që kemi me e marr vesh prej meje e s’keni nevojë me u lodh e me kliku në çdo titull që bëjnë portalet.

Është punë e tyre dhe mjeshtëri e gazetarëve që dinë me nxjerr ashtu titujsh. Unë dhe Nora nuk kemi më bashkë, por gjithë jetën do jemi babai dhe mamaja e Renees, loqkës tonë… dhe shokë të mirë deri në vdekje. Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk dmth me u bo armik dhe me ia kthy shpinën.

Bëhuni pozitiv dhe qeshni sa më shumë edhe respektojini edhe ata që s’ju duan të mirën se sen s’bohet.

Përmes këtij postimi, Nora Istrefin e falenderoj shumë që më ka sjellë në jetë një fëmij si Renee… edhe shumë kujtime të bukura prej 2006.

Noriq, t’kam borxh gjithë jetën. Të uroj më të mirat.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA