Në një nga resortet më popullore pranë detit, në Kinë, komardaret shumëngjyrëshe janë një send i domosdoshëm për një ditë në plazh.
Turmat e pushuesve, të rinj dhe të moshuar, i drejtohen ujit me komardaret e tyre të besuara dhe pluskojnë rreth njëri tjetrit, në përpjekje edhe për të zbutur të nxehtin e gushtit.
Së pari, është për sigurinë tonë. Arsyeja e dytë është se është e këndshme të lëkundesh nga dallgët, dhe me to mund të shkojmë edhe më larg.
Notarët shpalosin një mori komardaresh, që nga ato të dekoruara me flamur amerikan e deri tek ato në formë një brirëshi apo flamingoje.
Për plazhistët më të etur, ka edhe topa të mëdhenj brenda të cilëve njerëzit mund të hyjnë dhe të rrotullohen, edhe pse hapësira për të lëvizur në rërë duket e kufizuar.
Top Channel