Protestat në Hong Kong, Jackie Chan shkakton zemërim me mbështetjen për Pekinin

16/08/2019 09:28

Ylli i filmave Jackie Chan ka shkaktuar zemërim të madh me mbështetjen e dhënë për Pekinin në protestat e Hong Kongut që vijojnë prej disa javësh. I lindur në Hong Kong, Chan i konsideroi “të trishtueshme dhe dëshpëruese” protestat dhe gjatë intervistës televizive dha mbështetje për flamurin kinez.

Një flamur i Kinës u hodh në det nga protestuesit e Hong Kongut si shenjë protestë, ndërkohë që autoritetet kanë arrestuar 5 persona për ngjarjen.

Jackie Chan tha se mbështet fushatën kundër “përdhosjes së flamurit kombëtar” dhe se trazirat e vazhdueshme “po kthehen në shqetësim për shumë njerëz”. Ai shtoi se shpreson se “Hong Kongu do të rikthehet shpejt te paqja”.

Por këto deklarata të 65 vjeçarit kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

“Hong Kongu të urren”, shkruhet në faqen e ‘Twitter’-it të Hong Kong World City, e cila mbështet protestat.

“I pacipë”, shkruan një tjetër për aktorin me famë ndërkombëtare.

Qytetarët e Hong Kongut kundërshtojnë ligjin për ekstradimet nga rajoni gjysmë-autonom drejt Kinës. Ndonëse ligji është pezulluar, ai nuk është tërhequr zyrtarisht dhe për këtë arsye protestat nuk janë ndaluar. Protuestuesit deklarojnë se ‘lufta’ e tyre bëhet për të ruajtur demokracinë.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA