Mbrëmjen e sotme policia në Tiranë, në zonën e Laprakës ka ndaluar disa persona të cilët dyshohet se shisnin lëndë narkotike.

Në videot e siguruara nga Top Channel duket edhe efektivi i cili pyet njërin nga të rinjtë dhe madje e godet edhe me shpullë.

Ndërkohë, Lapraka njihet si zonë problematike, ku ka pasur dhe here të tjera shoqërime të të rinjve të dyshuar për shpërndarje të lëndeve narkotike.

Nga ana tjetër, burime jo zyrtare thanë se ky grup djemsh ishin shoqëruar dhe herë tjetër në polici, por policia bën me dije se për rastin në fjalë kemi të bëjmë thjesht me një procedurë verifikimi të dokumenteve.

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA