Karriera e Eros Grezdës është në udhëkryq për momentin. Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare është nxjerrë në merkato nga Glasgoë Rangers pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Steven Gerard por për momentin klubi skocez po mban peng të ardhmen e kuqeziut pasi siç e ka konfirmuar edhe vetë Gerard ofertat që kanë mbrritur për Grezdën nuk kanë qenë ato të duhurat.
“Kemi pasur disa kërkesa për huazim, por për momentin shifrat e ofruara nuk i pëlqejnë klubit. Ai ka aktualisht 2 ose 3 mundësi huazimi që janë në zhvillim e sipër. Kjo është situata deri në momentin që unë po flas”, theksoi Steven Gerard.
Grezda aktualisht është duke u stërvitur me skuadrën e rezervave dhe është në pritje të transferimit në një tjetër kampionat. Është folur shumë për kalimin e tij në Francë te Brest por bisedimet mes Rangers dhe klubit të sapongjitur në Ligue 1 për momentin kanë ngecur.
Top Channel