Manchester United merr vendimin për shkarkimin e Carrick, trajneri i SHBA do ta pasojë
Nicolo Zaniolo mes dëmtimeve, zgjedhjeve teknike dhe ‘karakteriale’ nuk e vesh fanellën e kombëtares italiane që nga 24 marsi i 2024(në miqësoren ndaj Ekuadorit) dhe nuk do ta veshë edhe këtë radhë.
Fantazisti i Udineses i kërkoi Mancinit leje për të lënë grumbullimin për motive familjare. Trajneri i Të Kaltërve besonte të ai dhe donte të verifikonte gjendjen e tij fizike me idenë që ta aktivizonte si titullar ndaj Francës, por në të njëjtën kohë i dha edhe një mesazh futbollistit në konferencën për shtyp: ‘Koha kalon dhe nuk je më i ri, vjen momenti ku duhet të jesh vendimtar’.
Është për të ardhur keq, pasi për Zaniolon kaloi edhe një tjetër tren i kombëtares ku ai nuk ia doli të hynte. Në këtë pikë, mund të jetë domëthënëse lëvizja e bërë nga Mancini me Sebastiano Esposito; të hënën ai ishte në grupin e sulmuesve të krahut të majtë, por pas largimit të Zaniolos, sulmuesi i Sassuolos u spostua në krahun tjetër (me Vergara dhe Liberali si alternativa).
Mancini ende nuk ka bërë prova përfundimtare për formacionin, por mes opsioneve të ndryshme për sulmin, ai më i besueshëm duket se është treshja sulmuese e përbërë nga Sebastiano Esposito(ose Vergara) në të djathtë, Pio Esposito në qendër dhe Cambiaghi në të majtë. Cisse deri tani është aktivizuar vetëm në repartin e qendërsulmuesit si alternativë e Pio Esposito dhe Scamaccas. Mbeten për t’u përcaktuar se cilët do të luajnë si mesfushorët e krahut me Barella e Doumbia që duken në avantazh dhe si sulmues i djathtë(Sebastiano Esposito që është i preferuar ndaj Vergarës). Stërvitja e fundit dhe ushtrimet me goditjet standarde pritet të zgjidhin edhe dyshimet e fundit përsa i përket formacionit.
Top Channel