Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e raundit të parafundit të Nations League me Finlandën, një sfidë që do të transmetohet në platformën Digitalb.

Në ‘Arenën Kombëtare’, kuqezinjtë do të kërkojnë që të marrin një rezultat pozitiv për të konfirmuar vendin e parë në Grupin C1 të kompeticionit. Ajo që do të zhvillohet këtë të enjte do të jetë përballja e 8 mes Kombëtares shqiptare dhe Finlandën, me bilancin që i buzëqesh pikërisht kësaj të fundit. Skuadra skandinave ka 5 fitore, kundrejt 2 të kuqezinjve, ndërkohë që 1 sfidë është mbyllur në barazim.

Një pjesë e mirë e ndeshjeve mes Kombëtares dhe Finlandës kanë qenë për kualifikueset e Kupës së Botës. Gjithçka ka nisur me kualifikueset e Botërorit 1974 dhe ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Finlandës është ajo e luajtur 21 qershor të 1972 me nordikët që fituan 1-0. Në sfidën e kthimit të luajtur në Shqipëri në 10 tetor të 1973, Kombëtarja ishte ajo që fitoi, edhe kjo me rezultatin 1-0.

Kombëtarja dhe Finlanda u përballën mes tyre edhe në kualifikueset e Botërorit 1982. Në sfidën e luajtur në 3 shtator të 1980, kuqezinjtë fituan 2-0, ndërsa në atë të zhvilluar në 2 shtator të 1981 ishte Finlanda që triumfoi me rezultatin 2-1. Njëzet vjet më vonë, Kombëtarja dhe Finlanda luajtën mes tyre në kualifikueset e Botërorit 2002 me skandinavët që fituan të dyja ndeshjet; 12-1 në sfidën e 2 shtatorit të vitoit 200 dhe 2-0 në ndeshjen e luajtur në 1 shtator 2001.

Barazimi i vetëm i regjistruar mes Kombëtares dhe Finlandës është regjistruar në 7 janar 2002 në një turne me 4 skuadra të zhvilluar në Bahrein, një sfidë që u mbyll 1-1. Dhe përballja e fundit është pikërisht ajo e luajtur në 3 tetor në Helsinki në këtë edicion të Nations League, një sfidë të cilën Finlanda e fitoi me përmbysje në rezultat 2-1.

Top Channel