E ardhmja e Michael Carrick në stolin e Manchester United është më e pasigurt se kurrë.

Fabrizio Romano ka zbuluar se drejtuesit e klubit kanë zhvilluar dy takime të brendshme gjatë 9 nëntorit, ku në fokus ka qenë situata e trajnerit anglez. Sipas gazetarit italian, diskutimet vijojnë dhe nuk lidhen vetëm me të ardhmen e Carrick, por edhe me alternativat e mundshme për ta zëvendësuar. Romano thekson se pozicioni i trajnerit nuk ka qenë asnjëherë më i rrezikuar.

Rezultatet e dobëta kanë shtuar presionin mbi stafin teknik, ndërsa barazimi 4-4 me Aston Villa-n ka thelluar krizën. Carrick, nga ana e tij, nuk ka shfaqur ndërmend të japë dorëheqjen. Në listën e emrave që përmenden si kandidatë për stolin e United janë Mauricio Pochettino, Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann. Në diskutim janë edhe trajnerë si Fabian Hürzeler dhe Sebastian Hoeneß.

Sipas raportimeve, në rast të një ndarjeje me Carrick, klubi nuk synon një zgjidhje të përkohshme, por kërkon një trajner që mund të drejtojë projektin në planin afatgjatë. Pauza e kombëtareve mund të jetë vendimtare për fatin e trajnerit, përpara transfertës së vështirë ndaj Liverpool-it, më 22 nëntor.

Top Channel