Anglia dhe Uellsi në “blackout”, qytetarët bllokohen nën tokë me metro, fiken edhe semaforët

09/08/2019 19:00

Pjesë të konsiderueshme të Anglisë dhe Uellsit u goditën pasditen e sotme nga një ndërprerje masive e energjisë elektrike. Mediat britanike raportuan se mungesa e energjisë shkaktoi kaos në trena dhe metro, ku qytetarët mbetën të bllokuar nën tokë.

Gjithashtu,  shumë semaforë në Londër dolën jashtë funksionimit.

“Jemi në dijeni se mungesa e energjisë ka prekur zona të mëdha të Londrës dhe juglindjes. Besojmë se është një defekt në rrjetin e National Grid (kompani e energjisë), që po prek klientët tanë”, thuhej në reagimin e Rrjetit të Energjisë Britanike.

WPD, operatori i rrjetit të shpërndarjes së energjisë për Midlands, jugperëndimin dhe Uellsin tha se bëhej fjalë për një “incident të madh”.

Shërbimi i trenave në Londër, përfshirë Thameslink dhe Gatwick Express, u përball me vonesa dhe anulime. Hekurudha Kombëtare njoftoi se një numër i madh i shërbimeve të trenave është prekur nga “blackout”-i. Pas disa minutash, situata u rikthye në normalitet.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA