Në Kosovë, autoritetet janë të shqetësuara pasi pajisja e Serbisë me armatime ruse po lexohet si një kërcënim i shtetit serb ndaj Kosovës; ndërkohë që i kanë kërkuar Beogradit t’u japë fund, siç thuhet, deklarimeve kërcënuese.

Reagimet pasuan edhe një vizitë të shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, Milan Milan Mojsilović- it në Moskë, ku mësohet të ketë thënë se me kolegët rusë kanë analizuar situatën në Kosovë dhe se Serbia ka mbështetjen e udhëheqjes ushtarake ruse për mënyrën se si po e trajton çështjen e Kosovës.

“Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsilović paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. I kujtojmë atij se edhe Slobodan Slobodan Milošević mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime” shkroi në Facebook kryeministri i dorëhequr në detyrë, Ramush Haradinaj.

Serbia, aleate historike e Rusisë synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por gjendet në vijën e ngushtë ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit. Vitet e fundit Rusia ka furnizuar me armatime Serbinë, gjë që ka shtuar edhe shqetësimet e vendeve të rajonit, por edhe reagime ndërkombëtare.

Javën e shkuar, Serbia mori tanke dhe mjete të blinduara si dhuratë nga Rusia, e cila e ka ndihmuar Serbinë të modernizojë forcat e saj të armatosura. Ajo ka marrë tashmë 6 aeroplanë luftarakë MiG-29 nga Rusia dhe ndonëse pretendon të jetë ushtarakisht neutrale, po negocion blerje të tjera armësh nga Moska, përfshirë helikopterë luftarakë si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA