Paulo Dybala i ka thënë edhe njëherë tjetër jo Premier League. Pasi refuzoi shkëmbimin me Lukakun dhe kalimin te Manchester United, sulmuesi argjentinas i ka thënë jo edhe propozimit të Tottenham Hotpsur edhe pse Juventusi kishte pranuar ofertën prej 70 milionë eurosh të klubit londinez.
Tashmë opsionet që Dybala përveç qëndrimit te bardhezinjtë janë dy, të transferohet te Paris Saint Germain ose të kalojë te Interi në rast se realizohet shkëmbimi kokë më kokë me Mauro Icardin. Më i avantazhuar në këtë garë është Paris Saint Germain pasi nëse Neymar transferohet te Barcelona, kampionët e Francës do të tentojnë të afrojnë me çdo kusht në Paris, Dybalan, megjithatë duke parë sesi po shkojnë gjërat në merkato dhe dëshirën që ka Juventusi për të firmosur me Mauro Icardin nuk përjashtohet as mundësia që të realizohet shkëmbimi mes dy sulmuesve argjentinas dhe që La Joya t’i bashkohet Antonio Contes te Interi.
Top Channel