A ishin në gjendje egjiptianët e lashtë të përdornin barkat me kallama për të udhëtuar në distanca të largëta, mijëra vite më parë? Një grup aventurierësh e beson këtë dhe do të përpiqet të provojë teorinë e tyre duke ndërmarrë një udhëtim të tillë.

Në mes të gushtit, një ekip i përbërë nga disa kërkues dhe vullnetarë nga tetë vende, do të niset nga porti bullgar i Varnës, me shpresën se anija e tyre prej kallamash, “Abora IV”, do ti çojë 700 milje detare larg, deri në Bosfor, Egje dhe Kretë.

Ekipi kërkon të provojë hipotezën e Herodotit. Historiani i lashtë grek shkruante, se egjiptianët kishin lundruar përmes detit të zi, për të gjetur materiale që nuk mund ti siguronin nga Mesdheu lindor.

Për projektin e anijes, 14 metra të gjatë, frymëzimi është marrë nga vizatimet e hershme në shkëmbinj nga Egjipti i sipërm dhe Kaukazi. Ndërtimi është bërë me ndihmën e vullnetarëve dhe dy pjesëtarëve të një komuniteti indigjen nga liqeni Bolivian i Titikakës. Në total, 12 tonë kallama dhe 2 km litarë janë përdorur për ndërtimin e anijes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA