Doktor Llukën, sic e njohin vlonjatët, e gjen çdo mëngjes duke bërë aktivitetin fizik. Prej 40 vjetësh bën ecje buzë detit, që e quan një borxh ndaj jetës. Doktor Lluka thotë se për të gëzuar një shëndet të mire, duhet aktivitet fizik.
LLukë Gjideden e gjen në klinikën e tij. Doktori i Shkencave Mjekësore, ka mbaruar studimet në vitin 1960 në Bullgari dhe që prej asaj kohë ka shërbyer në spitalin e Vlorës, në kirurgjinë Maksilofaciale, i vetmi për kohën.
“Përgjegjësia e mjekut është shumë e madhe, duke qenë tepër human, profesionist dhe psikolog për pacientin .Mjeku nuk mund të jetë thjesht mjek teknik, ndaj ai e shikon si shqetësim nëse këto vlera të ruhen dhe të pasurohen. Eksperiencën time 60 vjeçare jam përpjekur ta pasqyrojë në libra. Kam investuar në jetën time”, shprehet doktor Lluka.
Profesioni i mjekut, sipas tij , është shumë i vështirë , por dhe i bukur.
Top Channel