“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”/ I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do ta respektojë 07/09 13:40
Një boksier rus vdiq katër ditë pas goditjeve që mori në ring nga kundërshtari portorik në Maryland. Maksim Dadashev, 28 vjeç, iu nënshtrua një operacioni për të hequr anën e djathtë të kafkës së tij të premten, por vdiq të martën në mëngjes.
Ai kaloi në koma për shkak të hematomave gjate eliminatorit për titullin e botës prej 140 kilogramësh kundër Subriel Matias në MGM National Harbour.
Dadashev – me nofkën Mad Max – mori goditje në kokë para se trajneri i tij, Buddy McGirt, të ndalonte ndeshjen pas raundit të 11-të. Federata Ruse e Boksit thotë se ka hapur një hetim për vdekjen e Dadashev. Boksieri u konsiderua si një nga yjet në rritje, por karriera dhe jeta e tij u ndërprenë në mes.
Top Channel