Partizani nuk sheh dritë në fund të tunelit, e mposht edhe Skënderbeu
24/10/2026 15:55
Partizani nuk po mund të shohë dritë në fund të tunelit dhe ardhja e trajnerit të ri Karoglan nuk po jep efektin e tij.
Skuadra e Të Kuqve pësoi një tjetër humbje këtë radhë ndaj Skënderbeut në sfidën e zhvilluar në Vlore me skuadrën korçare që iu imponua me rezultatin 2-0
Pjesa e parë e sfidës përfundoi me barazimin 0-0 dhe gjithçka u zgjidh në 45 minutat e dyta. Skënderbeu shënoi fillimisht me Totre që ekzekutoi saktë një penallti duke marrë avantazhin 1-0.
Ndërsa, pak para përfundimit të ndeshjes, Janaqi ndëshkoi sërish Partizanin duke shënuar golin e dytë për të fiksuar fitoren 2-0 të Skënderbeut që shkon në 9 pikë, ndërsa Partizani mbetet me 4 pikë në vendin e fundit të klasifikimit
Top Channel