Protestuesit janë zhvendosur edhe në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në Tiranë, ku janë djegur kosha mbeturinash në mes të rrugës, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve.

Situata vjen në vijim të protestës që po zhvillohet në disa zona të kryeqytetit, ku protestuesit janë grumbulluar gjithashtu në lulishten e sheshit “Skënderbej”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në afërsi të Bashkisë së Tiranës.

LIVE/ Përleshje në bulevard, protestuesit qëllojnë me gurë dhe molotov, efektivët përgjigjen me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Protestuesit në dy grupe

Top Channel